Plagosja ne Fushe Arrez,policia publikon raportin

0
1160

Informacion paraprak

Me datë 07.07.2018, rreth orës 15:15, në fshatin Dardhë në Fushë Arrëz, është plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A.M. 26 vjeç, banues në fshatin Dardhë në Fushë Arrëz, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Pukë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet e para hetimore, është identifikuar si autor i dyshuar i kësaj plagosje, shtetasi E.H. 33 vjeç, banues në fshatin Blerim në Fushë Arrëz.

Forcat policore të Policisë Pukë, në mbështetje edhe nga një grup i Repartit FNSH Shkodër, po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vendosjen e tij para përgjegjësisë ligjore.

Në vendngjarje, grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here