Deputetja e PD, Izmira Ulqinaku: Zv/Kryeministrja të mos vijë në Shkodër për takime të pështira elektorale…

0
818

 

Deputetja e PD, Izmira Ulqinaku ka komentuar viziten e sotme te zv/Kryeministres Senida Mesi per zhvillimin e turizmit rajonal te ketij vendi.

Zv.Kryeministrja ka firmosur buxhetin e 2018, buxhet i cili rendit fondet për qytetin e Shkodrës, ndër të fundit në rang Kombëtar.

Që kur është mandatuar s’ka ardhur një herë në qytetin tonë të takojë elektoratin që e votoi. Edhe para pak muajsh, kur Shkodra u përmbyt, Zonja zv.Kryeministre erdhi e dha një deklaratë 3 min dhe u largua, se atëherë qyteti jonë nuk ishte epiqendra për te.
Po sot, pse vjen te bëjë takime elektorale, pa kurrfarë fryti?

Në mes të sezonit pyet cfarë i mungon turizmit të Velipojës? Me shkop magjik do investojë në plazhin e Velipojës?


Pati një vit kohë që t’i tregojë shkodranëve se sa i do. Tani mos të vijë të organizojë takime të pështira elektorale.
Edhe pse për të, gara për Bashki duket se ka nisur, duhet të jetë e ndërgjegjshme se është e humbur!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here