Moti, ja çfarë pritet pasditen e sotme dhe nesër

0
738

Vazhdon të jetë situatë e paqëndrueshme nga moti.

Sipas parashikimit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit priten sërish reshje shiu në zona të caktuara.

Por duket se bregdeti do të jetë pa reshje dhe koha do të jetë për plazh.

Parashikimi i motit për pasditen e sotme dhe nesër:

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje ‘të dobëta’ ose lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet pritet të jenë të përqendruara kryesisht në zonat malore të qarqeve dhe ato pranë tyre.

Në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formën e shtrëngatave me kohëzgjatje të shkurtër (zakonisht, pasditeve dhe mbrëmjeve). Kjo mundësi do të jetë më e vogël sesa gjatë ditëve të kaluara.

Image

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 19 / 28 °C

në vendet e ulëta: 16 / 29 °C

në vendet malore: 11 / 24 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë.

Zjarret në pyje

Sot pasdite dhe nesër pritet rrezik ‘i ulët’ në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Pjesa tjetër e territorit ‘s’ka rrezik’ për zjarre në pyje.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here