Saturday, May 18, 2024
Home Aktualitet Shkarkohet nga detyra gjyqtari Artan Laze

Shkarkohet nga detyra gjyqtari Artan Laze

0
619

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Artan Laze, për mos justifik pasurie dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Gjatë shqyrtimit të dosjes së tij,Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi parregullsi në vitin e blerjes së një apartamenti, diferenca në blerjet e banesave por edhe në shitjen e njërës prej tyre.

Në apartamentin e parë diferenca shkon në 9 mijë euro dhe në të dytin KPK konstaton blerjen me 4 milion lekë dhe deklarimin me 53 mijë euro.

Po ashtu është konstatuar mosdeklarimi i shpenzimeve për shkollën që vajza e gjyqtarit ndjek në një Kolegj privat.

Në sallë gjyqtari dhe avokati kanë pranuar se ka gabime njerëzore në deklarim dhe për këtë ka konstatuar dhe një rast të KPK ku viti ishte shënuar 1011 dhe jo 2011.

Pas seancës dëgjimore me datë 2 korrik 2018, vetë Laze shprehu besimin se do të kalojë vettingun, ndërkohë që ngriti shqetësimin se gjyqtarët që kanë kaluar në procesin e verifikimit janë kërcënuar prej kriminelëve për shkak të dënimeve që kanë dhënë më parë.

Laze: Është fakt i njohur gjerësisht kur u shkëputa si gjyqtar dhe isha pjesë e KQZ, jam kërcënuar. Ka shkrime nga njerëz që unë jam dënuar. Me këtë doja të jepja një mesazh që jo vetëm për mua por edhe për shumicën e gjyqtarëve që kanë dhënë drejtësi. Këta që janë dënuar kush i ka dënuar? Ne i kemi dënuar. Sidomos në këtë pjesë, KPK duhet të ketë shumë kujdes. Nuk them që të shmanget hetimi i së vërtetës por të shikohet edhe kjo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here