Dekriminalizimi, Elvis Roshi pranon akuzën për falsifikim të formularit: Ja pse e bëra

0
560

Ish-kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi ka pranuar akuzën për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, ndërsa ka dhënë dhe arsyet se pse ka ndodhur diçka e tillë sipas tij.

“Plotësimi i gabuar i formularit të dekriminalizimit ka ardhur për shkak të neglizhencës. Mbase duhet të merrja avokat për plotësimin e formularit”- është shprehur Elvis Rroshi gjatë ditës së sotme.

Në formularin e dekriminalizimit, Roshi kishte shënuar se nuk kishte pasur precedentë të mëparshëm penale, por nga verifikimi i Prokurorisë rezultoi se ai kishte pasur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani.

Ish kreu i bashkisë së Kavajës po gjykohet në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, ndërsa pas dy ditësh Prokuroria pritet të japë pretencën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here