Saturday, April 27, 2024
Home Politikë Negociatat me BE, ministri Bushati: Procesi është i vështirë dhe sfidues

Negociatat me BE, ministri Bushati: Procesi është i vështirë dhe sfidues

0
441

TIRANE– Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka folur sot për negociatat e Shqipërisë me BE, që pritet të çeljen në qershor të 2019-ës.

Në një dalje para mediave Bushati tha se qeveria shqiptare është dakordësuar me KE-në për nisjen e një kalendari pune. Sipas tij, më pas konkluzionet e KE, do t’i koordinojnë bashkë të dyja palët.

“Dje në KE kemi rënë dakord për një kalendar, i cili fillon në shtator për tu mbyllur në pranverën e vitit 2019. Në bazë të këtij kalendari dhe aktiviteteve të ndërmjetme që do të zhvillohen gjatë këtij viti e gjithë gama e detyrimeve deh angazhimeve që duhet të ndërmarrë Shqipëria në këtë proces do të ekspozohet pranë strukturave shtetërore.

E një rëndësie të veçantë është mënyra se si ne po përpiqemi për të konverguar dy procese që ushqejnë e ndihmojnë njëra-tjetrën. Kemi në njërën anë procesin e zbatimit të detyrimeve që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, proces i cili do të vijojë deri ditën që Shqipëria do të anëtarësohet në BE. Nga ky proces derivojnë disa struktura të përbashkëta duke filluar nga Këshilli i MSA që është struktura më e lartë mes Shqipërisë e BE për të vijuar me komitetin e stabilizim asocimit dhe nënkomitete sektoriale me atë proces dhe strukturë që do të jetë dhe struktura kryesore koordinuese e procesit të bisedimeve për anëtarësim. Përsa i përket procesit të koordinimit të “screening”, siç mund të jeni vënë në dijeni dhe nga takimi i përbashkët i djeshëm i qeverisë me KE, procesi “screeening” ka që dje koordinatorin teknik dhe e gjithë puna që do të përfshijë institucionet shtetërore natyrisht që do të koordinohet nga koordinatori teknik me mbështetjen e MEPJ.

Sa i përket konceptit të negociatave, unë e kam thënë dhe radhën e kaluar që kam qenë në këtë komision, duke përfituar nga rasti që sot është dhe Partia Demokratike këtu, mund të riktheksoj që kemi një bazë të mirë, janë të paktën 2-3 projekte të asistencës së BE që kanë punuar me ekspertët e ish Ministrisë së Integrimit Evropiane dhe natyrisht që pak a shumë modelet konvergojnë të gjitha në një pikë ku do të ketë një delegacion shtetëror që do të udhëhiqet nga ministri i Jashtëm, një ekip për procesin e “sreening” që më pas do të transformohet dhe në ekipin negociator të këtij procesi shumë të rëndësishëm por vijoj të theksoj se më i rëndësishëm se sa kjo strukturë koordinuese natyrisht që është procesi i angazhimeve dhe gatishmërisë së të gjitha institucioneve të shtetit shqiptar në këtë drejtim. Sepse puna e strukturës koordinuese do të varet nga gatishmëria e këtyre institucioneve.”, tha Bushati.
(ed.me/BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here