Presidenti Meta i bashkohet “Aleances per Dhurimin e Gjakut”: Sebashku te shpetojme jete

0
518

Presidenti Meta i eshte  bashkuar  “Aleances per Dhurimin e Gjakut”. Permes nje postimi ne rrjetet sociale ai beri thirrje qe te gjithe sebashku te shpetojme jete

 

“Institucionalizimi sot i “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, është një moment i rëndësishëm për ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e shoqërisë shqiptare. Secili prej nesh dhe të gjithë së bashku, duhet të bëjmë më shumë për këtë kauze jetike, nisur nga nevoja dhe misioni human për të shpëtuar jetë njerëzish. Kjo Aleance synon të realizojë objektivin e OBSH-së, për 100% dhurim vullnetar deri në vitin 2020. Dhurimi vullnetar garanton sigurinë dhe cilësinë e gjakut.
Falenderoj të gjithë institucionet, aktorët e shoqërisë civile, shoqatat dhe forumet e të rinjve, që u bënë pjesë e kësaj Aleance dhe të gjithë qytetarët që do të solidarizohen dhe mbështesin këtë kauze, e cila do të shtrihet në çdo cep të Shqipërisë.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here