Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç ka mbërritur në Tiranë, ku është pritur me ceremoni zyrtare nga kreu i shtetit Ilir Meta.
Kitaroviç do të zhvillojë një takim me Metën dhe kryeministrin Edi Rama.
Ditën e nesërme ajo do të mbajë edhe një fjalim në Parlament, më pas do të vizitojë edhe qytetin e Beratit, ku bashkia ka vendosur t’i akordojë Presidentes titullin “Qytetar Nderi”.