Problemet e Thethit, Ambasadorja e BE, Vlahutin interviste per TV1 Channel…

0
799

Nga Thethi ku pati një takim me banorët e kësaj zone, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin ndau me tv1 channel problematikat që banorët i parashtruan diplomates europiane. Ajo kërkoj që qeveria t’i gjejë një zgjidhje emergjente shqetësimeve që ka ky komunitet, pasi në këtë formë po dëmtohet zhvillimi i metejshëm i turizmit dhe banorët nuk mund të përfitohet nga grantet europiane.

“Roli i shtetit është thelbesor, këtë diskutuam edhe me banorët. Kryesorja dhe gjëja e parë që duhet zgjidhur, pasi ka mjaft sensitet është çeshtja e pronësisë. Që në hapat e parë kur parlamenti miratoi vite më parë ligjin 7501, banorët këtu ishin kundër dhe refuzuan ta zbatojnë. Kjo pasi ata dijnë kufinjtë e tokave të të parëve, pra e kanë të qartë kush, si dhe me kë janë fqinj. Eshtë emergjente kjo zgjidhje sepse ata nuk mund të përfitojnë nga asnjë grant i BE-së, si psh fondet IPARD. Por kjo është e rëndësishme edhe për investitorët që duan të vijnë këtu, pasi pa çertefikatë pronësie nuk mund të bësh asgjë. Nga ana tjetër, infrastruktura është kryesore. Për 8 muaj rruga është e pakalueshme, pasi bllokohet nga dëbora, e 4 muaj të tjerë të duhet një makinë e mirë të vish, pasi është shumë e amortizuar. Energjia elektrike është gjithashtu problem, rrjeti i amortizuar dhe luhatjet e tensionit. Voltazhi i ulët prish pajisjet, por së dyti pengon biznesin të zhvillohet siç duhet. Njerëzit këtu kanë ide të qarta si duan të punojnë, ta zhvillojnë këtë hapësirë, e të ruajnë tradicionalen, atë që kanë trashëguar e që është thesar i zonës. Pra nevojitet një ndihmë sa më parë. Qeveria, pushteti vendor duhet të krijojnë mundësi zhvillimi. Çdo aktivitet që promovon Shqipërinë është i rëndësishëm”.

E pyetur mbi braktisjen që ka një pjesë e zonave dhe fenomenin e kultivimit të kanabisit, Vlahutin thekson:

“Kemi punuar shumë fort dhe të thuash shumë fort, është sërish të mos e theksosh sa duhet, luftën kundër kultivimit të kanabisit. Kemi rezultate pozitive. Koleget tanë Italian po monitorojnë situatën për vazhdimësinë. Nga ana tjetër më duhet të ritheksoj se njerezve u duhet dhënë mundësia të jetojnë këtu, pasi zona ka kapacitete të ofrojë turizëm gjithevjetor. Kjo i ndihmon ata të ndërtojnë atë që kanë”.

Pas takimit me banorët, Vlahutin vizitoj panairin e produkteve tradicionale dhe prodhimet që mundësojnë Alpet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here