INSTAT: Në 6 muajt e parë, 98 persona të vdekur nga aksidentet rrugore

0
728

Numri i aksidenteve rrugore në vend ka ardhur duke u ulur. Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat, ku në muajn Qershor të 2018 numërohen 142 aksidente rrugore nga 185 aksidente të ndodhura në Qershor 2017, duke u ulur me 23,2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Instat ka përllogaritur se në Qershor 2018, numri i të aksidentuarve është 217 persona nga 245 që ishte një vit më parë, duke u ulur 11,4 %. Numri i të aksidentuarve në gjashtëmujorin e parë 2018, është 1.066 duke ulur 11,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Qershor 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 20 persona nga 12 që ishte një vit më parë. Në gjashtëmujorin e parë 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore ëshë 98 nga 105 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Qershor 2018, aksidentet rrugore, në 79,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç duke zëne 26,1 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshë janë ulur me 14,0 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në gjashtëmujorin e parë 2018, aksidentet rrugore, në 19,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 12,7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here