Rama: Vettingu po pastron gjykatat, fletërrufetë e opozitës nga dëshpërimi

0
580

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave nga opozita për Vettingun përmes një statusi në Facebook. Deputeti i PD, Strazimiri e akuzoi kryeministrin Rama sot se po mbron gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Dvorani, i cili sipas tij, pavarësisht shkeljeve do e kalojë Vettingun. Por Rama reagoi duke thënë se Vetingu po vepron në pavarësi të plotë e monitorim ndërkombëtar.

Vetingu po vepron në pavarësi të plotë e monitorim ndërkombëtar. Fletërrufetë kundër Vetingut janë dëshpërimi i atyre që e mbushën me llum Pallatin e Drejtësisë! Loja mbaroi. Gjykatat e sipërme do pastrohen deri në fund e do ringrihen për ta bërë më në fund drejtësinë Drejtësi

Edi Rama

Sipas KPK, Dvorani nuk ka bërë fshehje llogarish apo të ardhurash por ka një deklarim të pasaktë për llogaritë bankare të tijat dhe të personave të lidhur me të. Dvorani vetë është shprehur se mosdeklarimi ka ndodhur për shkak të ngarkesës së punës duke fajësuar edhe ILDKPI-në, e cila sipas tij nuk e kishte ftuar për të verifikuar pretendimet.

Seanca e dhënies së vendimit për rikonfirmimin ose jo të Dvoranit do të bëhet më datë 25 korrik në orën 10:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here