Wednesday, August 22, 2018

Pushime me libra, aventurat dhe tregimet më të preferuara nga fëmijët

107
0

Shumë fëmijë kanë zgjedhur librin si mik të pandashëm të pushimeve verore. Ata tregojnë se preferojnë më shumë librat me aventura dhe tregime ndërsa këshillojnë bashkëmoshatarët që të mos shpenzojnë shumë kohë me tekonologjinë.

Edhe pse me pushime shumë fëmije kanë zgjedhur të braktisin teknologjinë dhe ti kalojnë ditët e verës nën shoqërinë e librave. Alda Çuka e cila po përgatitet të nisë klasën e shtatë thotë se e ka mik të pandarë librin, që prej përfundimit të shkollës ajo ka lexuar 6 vepra.

“Janë këta të tre, “Dritari i Gregut”, “Gjyshja Gango”, “Ide Gjeniale”. Me teknologjinë merrem gjysmë orë, kurse librat i lexoj sepse të zhvillon mendjen”

Por Alda nuk është e vetmja besnike ndaj librit. Bashkemoshataret e saj shprehen se librat me aventura dhe tregime janë ato që preferojnë të lëxojnë gjatë verës

“Që kur kam marrë pushimet kam lexuar tre libra”

Tregojnë se leximi i bënë më inteligjente dhe social ndaj kanë edhe disa këshilla për bashkëmoshatarët e tjerë

“Një mesazh është që mos gjykojmë pa ditur asgjë”

“Ai që lexon mund të bëhet dikush në jetë”

Kujdesen të gjejnë kohë edhe për pasione të tjera, për muzikën pikturën por patjetër edhe lojrat.

Psikologët thonë se përvec marrjes së njohurive të reja, leximi kontribuon në pasurimin e fjalorit, rrit aftësinë analitike, forcon kujtesën, zhvillon imagjinatën madje librat konsiderohen edhe si terapi për shpirtin dhe mendjen.

LEAVE A REPLY