Aplikimet në universitete,cilat janë degët e preferuar

0
930

Plot 24.287 kandidatë kanë aplikuar për të studiuar në universitet, por ato publike mbeten më të preferuarat nga maturantët. 88.88 %  e degëve të zgjedhura i përkasin universiteteve shtetërore, ndërsa 11,12 % e degëve të tjera i përkasin universiteteve  private.

Zgjedhja e universiteteve publike, veç sigurisë së diplomës , lidhet edhe me koston financiare. Sa u përket degëve më të preferuara, në krye të listës janë Ekonomia, Drejtësia dhe Shkencat Sociale.

Sipas drejtorit të Rrjetit Akademik Shqiptar, aktualisht po përpunohen të dhënat e aplikantëve dhe  brenda datës 10 Gusht do t’iu dërgohen universiteteve.

“Po përpunohen dhe për çdo kandidat do i dërgohen universiteteve, ku përfshihen të dhënat e tyre,  notat e provimeve të maturës, nota mesatare etj. Në datë 30 Gusht, sipas rregullores, do publikohen fituesit dhe më tej nis regjistrimi i ndarë në 7 faza 48-orëshe”, u shpreh Arjan Xhalaj.

Kandidatët që do të garojnë në unviersitetet ku parashikohet konkurs, siç janë Universiteti i Arteve dhe ai i Sporteve, duhet që në datat 11 – 16 gusht të bëjnë regjistrimin pranë sekretarive mësimore.  Konkurset e pranimit do të zhvillohen në datat 22 gusht deri më 26 gusht 2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here