Krimet makabre të regjistruara në Shqipëri

0
1031

Vrasja e tetëfishtë e ndodhur pasditen e 10 gushtit në fshatin Resulaj të Selenicës është ndër më të rëndat të ndodhura në Shqipëri në vite. Ridvan Zykaj sharroi me automatik pa dallim, fëmijë, gra, të moshuar dhe burra. Detajet nga ngjarja ishin të tmerrshme dhe midis viktimave ishte edhe Ledjoni 8 vjeçar, që vdiq duke ngrënë bukë.

Raste ndër vite janë vërtetë tragjike, por jo të këtyre përmasave përjashtuar vitin e mbrapshtë 1997. Në 20 vite demokraci, Shqipëri ka regjistruar krime nga më të bujshmet dhe nisin që nga viti 1992.

29 maj 1992- Në Libofshë të Fierit, dy vëllezërit Ditbardh dhe Josif Çuko, hyjnë në banesën e familjes Pupa dhe vrasin 5 pjesëtarë të saj, duke përfshirë edhe një foshnje pak muajshe. Krimi makabër u shoqërua me varjen në litar të dy vëllezërve, që shënoi edhe rastin e fundit të dënimeve të tilla në Shqipëri.

Viti 1997 ka regjistruar krime të bujshme nga vrasje e djegie kufomash. Ngjarja e Levanit në Fier mund të konsiderohet ndër më të rëndat, pasi u vranë 20 persona, ndërsa në Cakran u vranë 6 gardistë dhe u plagosën 22 të tjerë.

9 shkurt 2006-Në fshatin Kozarë të Kuçovës, gjenden të pajetë në banesën e tyre tre pjesëtarët e një familje, kryefamiljari, gruaja e tij shtatzënë dhe djali i tyre 3 vjeçar. Për këtë krim është arrestuar vëllai i viktimës, por ai nuk e ka pranuar krimin.

7 mars të vitit 2009-Në lagjen “Allias” në Tiranë regjistrohet një vrasje e trefishtë. Dhëndri vret me pistoletë vjehrrin, vjehrrën dhe pasi plagos edhe djalin e tij 16-vjeçar vret veten. Sipas policisë, shkak ka qenë grindja ne familje.

1 shkurt 2010- Arrestohet vrasësi i tre vëllezërve Mulliri. Në fund të janarit të 2010 një breshëri automatiku u shkreh mbi tre vëllezërit Mulliri në fshatin Vidohovë të Devollit. Të vdekur mbetën Taulant, Xhiliani dhe Edi Mulliri. Autori i ngjarjes Besim Karaj besonte se kishte zbuluar një lidhje jashtëmartesore të gruas me më të madhin e vëllezërve ndaj nuk ia kurseu plumbat as të tjerëve. Vëllëzërit Mulliri kishin ndërkohë nënën në burg. Liljana Mulliri kishte vrarë e copëtuar nipin 8 vjeçar të burrit më të cilin kishte një lidhje jashtëmartesore.

19 mars 2011-Tre persona të së njëjtës familje janë vrarë dhe një është plagosur, në Elbasan. Një person ka hyrë në banesën e familjes Mahmuti dhe ka vrarë tre burrat e familjes. Viktimat janë Emin, Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti, ndërsa i plagosur ka mbetur një anëtar tjetër i familjes, një femër, Myzejen Mahmuti, krimi u dyshua se ndodhi për hakmarrje.

7 gusht 2012- Jo më pak tronditës ka qenë dhe një krim i ndodhur në Poliçan të Skraparit, në 7 gusht të vitit 2012, kur roja i uzinës vret shefin e vet dhe më pas veten. Më pas vëllai i të vrarit dhunoi kufomën e vrasësit.

11 tetor 2012- Pak muaj më vonë, në 11 tetor të 2012 në Xhafzotaj të Durrësit, gjendet trupi pa kokë i një 18 vjeçareje. Autori rezultoi të ishte 80-vjeçari Shaban Norja, i cili pasi ka vrarë studente 18 vjeçare me të cilën kishte një lidhje sentimentale dhe e kishte lënë shtatzënë i preu kokën. Vajza sipas të moshuarit ia kishte kërkuar vetë që ta vriste. Vendi shushatet nga makabriteti dhe skenari i ngjarjes.

11 dhjetor 2012– Dy muaj më vonë, në 11 dhjetor të vitit 2012 Në Orikum të Vlorës një burrë masakron me sqepar gruan shtatzënë dhe për dy netë fle në shtëpi duke patur kufomën aty.

31 janar 2013-Në fund të janarit të vitit 2013 Në Elbasan babai vret djalin dhe nusen e tij italiane pas një debati lidhur me mënyrën e jetesës dhe pronësinë e shtëpisë.

23 shkurt 2013-Një tjetër krim tronditës me disa viktima në familje regjistrohet në Levan të Fierit në 16 shkurt të 2013 kur Riza Latifi ka vrarë vjehrrin, vjehrrën, ka plagosur bashkëshorten dhe një javë më vonë vrau dhe veten pasi u rrethua nga policia.

28 korrik 2013- Vera e 2013 –ës u përgjak në plazhin e Ujit të Ftohtë në Vlorë, kur një 18-vjeçar, me 28 korrik ekzekutoi me breshëri automatiku tre pushues. Sipas policisë, autori i arrestuar do të qëllonte disa të rinj me të cilët kishte patur konflikt, por gabimisht vrau tre pushues, mes të cilëve edhe një grua.

 8 janar 2014- 4 të vrarë është bilanci i masakrës me armë që Bashkim Latollari kreu mbrëmjen 8 janarit të 2014  në Gjonomadh të Korçës. 40-vjeçari, vrau  dy çifte bashkëshortësh, të afërm mes tyre. Viktimat ishin Belimon dhe Daniela Meçollari, 31 dhe 30-vjeç dhe Rexhep e Valentina Metollari, 55 dhe 50-vjeç. Vrasja e katërfishtë u konsiderua si krim pasioni

23 mars 2014 – Në Kurbin u vra me armë zjarri një 15 vjeçare. Autore e krimit ishte e ëma, e cila më pas vrau veten.

29 maj 2014- Një krim tjetër i ngjashëm ndodhi me 29 maj të vitit 2014 edhe në fshatin Sllatinë të komunës Sllovë në Dibër, kur babai vrau të bijën 21-vjeçare me 8 plumba. E reja ishte shtatzënë në muajin e pestë.

4 nëntor 2014– 4 nëntori i 2014 u zbardh i përgjakur nga 4 viktimat e shkaktura nga Kostandin Xhuvani. Ngjarja e ndodhur në një lokal në rrugën e Elbasanit në Tiranë i kushtoi jetën Enea Xhajit, Edison Jahos, Arbër Demirajt, Xhanpaolo Azolos. Xhuvani po vuan dënimin me 35 vjet heqje lirie.

18 gusht 2016- Jorgo Zani, i sëmurë mendor në Palasë të Himarës vrau dhe masakroi një fëmije 12 vjeçar, kushëri i tij. Vogëlushi kishte ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet. Zani pak pas krimit ndërroi jetë në spitalin e burgut në Fushë-Krujë ku kreu vetëvrasje.

3 dhjetor 2016 – Ferdinand Ruko 52 vjeç nga Fieri, pasi e rreh dhe e zhvesh lakuriq bashkëshorten e tij Liljana Ruko, 43 vjeç, e hedh nga dritarja duke i shkaktuar vdekjen.

5 dhjetor 2016– Naum Toshi, 41 vjeç në qytetin e Korçës ka mbytur tre fëmijët dhe më pas është vetëvarur në shtëpinë e vet, pas braktisjes nga bashkëshortja.

25 tetor 2017– Në 25 tetor të vitit të kaluar në lagjen Palorto të Gjirokastrës Apostol Kosta ekzekuton Aleks dhe Afërdita Kostën, më pas tenton vetëvrasjen. Ngjarja e rëndë erdhi pas një konflikti për çështje pronësie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here