Masakra në Selenicë, Berisha: Asnjë fjalë nga monstra në krye të qeverisë

0
785

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se pavarësisht se lajmi makabër nga Selenica është përhapur në gjitha mediat e botës, kryeministri nuk ka gjetur ende kohë për të shprehur ngushëllime.

Berisha: Nje masaker qe tronditi Shqiperine dhe beri lajme boteror por nuk te preku ty o skizofren! Njemije here turp o faqezi antishqiptar dhe antinjeri!

Miq, masakra ne Resulaj te Selenices, ne te cilen nje xhelat i vertet mori jeten e tete femijeve, burrave, grave te pafajshem dhe plagosi disa te tjere, ka shkaktuar dhimbje, tronditje dhe zi ne zemren dhe votren e çdo shqiptari.

Kjo masaker makabre ka perbere nje lajm boteror ne te gjitha mediat e medha te botes. Por kjo masaker nuk ka perbere lajm, nuk eshte denuar dhe nuk eshte thene nje fjale ngushelluese familjareve nga monstra ne krye te qeverise dhe funderrinat e tjera te kabinetit te skizofrenit, i cili me heshtjen e tij paranojake i vrau per se dyti viktimat e Selenices!

Me kete rast dua ti them monstres ne krye te qeverise, njeqind e njemije here turp o faqezi, antishqiptar dhe antinjeri, ty dhe funderrinave qe te rrethojne! sb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here