Friday, April 26, 2024
Home Aktualitet “PD manipuloi zgjedhjet e 1992”, deputeti demokrat i përgjigjet Ylli Çabirit: Gënjeshtra...

“PD manipuloi zgjedhjet e 1992”, deputeti demokrat i përgjigjet Ylli Çabirit: Gënjeshtra monstruoze

0
979

TIRANE- Pas dëshmive që i solli përmes një libri Ylli Çabiri, ku akuzonte PD-së se manipuloi zgjedhjet e 1999, vjen një reagim nga deputeti demokrat Tritan Shehu.

Përmes një statusi në “Facebook” Shehu ka hedhur poshtë këto pretendime, ndërsa shkruan se kjo është një mjegullnajë dhe absurd i vërtetë. Sipas Shehut zgjedhjet në ’92-in u fituan nga PD me votë plebishitare popullore kundër diktaturës, ndërsa i cilëson këto ‘fakte’ si gënjeshtra montrstruoze.

Ndërkohë, në libër Ylli Çabiri shkruan se “Kamioni me fletë votimi u zhduk në zgjedhjet e 1992”.

REAGIMI I SHEHUT
Nje reagim per hir te se vertetes, perndryshe genjeshtra perhapet…
Z. Ylli Çabiri ne librin e tij kerkon te shperndaje mjegullnajen “vrastare” ndaj demokracise, se zgjedhjet e vitit 1992 u manipuluan nga PD.
Dhe per kete ai publikon nje tregim “policesk”, por krejt infantil ky, te cilin e gjej te shperndare ne disa media sot.
Absurditet i vertete!
I paskesmi manipuluar neve ato zgjedhje, kur PPSh ishte akoma ne fuqi, kishte akoma Sigurimin e Shtetit, nje mekanizem te tere shtypje, financimi, propagande, indokrinimi etj.
Genjeshter monstruoze kjo!
Zgjedhjet e 1992 u fituan nga PD duke u kthyer ne nje vote plebishitare popullore kunder diktatures, izolimit, varferise, shtypjes, kunder atij rregjimi kriminal gadi 50 vjecar.
Ndoshta nuk ja vlente te pergjigjesha, por mendova se “balta” mund te krijoje nje “barriere” te vertete nqs nuk pastrohet e lejohet te grumbullohet.
(ed.me/BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here