Tuesday, May 7, 2024
Home Kronika U kap në Muriqan me 19 pistoleta në çantë, suedezi në sallën...

U kap në Muriqan me 19 pistoleta në çantë, suedezi në sallën e gjyqit: Roli që kisha në trafik

0
872

“Unë do bëja vetëm transportin e pistoletave nga Shqipëria për në Suedi”. Kështu deklaroi nga salla e gjyqit suedezi Sebastian Vall, i cili u arrestua më 13 gusht pasi u kap me 19 armë pistoleta në doganën e Muriqanit, teksa po tentonte të kalonte drejt Malit të Zi. Mes të tjerash ai tha se kishte udhëtuar tranzit Suedi-Turqi-Prishtinë.

“Kam qëndruar katër ditë në Prishtinë dhe kam marrë armët nga një person që nuk ia dija emrin dhe do ti coja në Suedi. Të gjitha këto i bëra për para sepse isha i papunë. Doja të studioja por s’kisha lekë dhe kreva këtë akt”, tha ai.

Ndërkohë, prokuroria kërkoi ‘arrest në burg’ për suedezin, ndërsa pritet vendimi i gjykatës, ndërsa i riu akuzohet për trafikim të armëve të zjarrit. Kujtojmë se 21-vjeçari suedez udhëtonte si pasagjer në autobusin e linjës “Kosovë-Gjermani”. Në çantën e tij, u gjetën 19 armë zjarri tip “pistoletë”, të gjitha të kalibrit 7.65. Armët ishin fshehur në çantë mes veshmbathjeve, ku kishte dhe geta femrash.

(ed.me/BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here