Plas sherri për një makinë, shqiptari vret një e plagos një tjetër me thikë në Francë

0
1058

Një shqiptar është bërë protagonist në Francë duke vrarë një person e plagosur një tjetër.

Ngjarja ndodhi mbrëmë, dhe sipas mediave franceze gjithçka nisi si sherr i momentit, duke përshkallëzuar më pas me shqiptarin që nxorri thikën.

Krimi ndodhi në lagjen “Rose Vineyard” në komunën “La Roche-sur-Yon”, rreth orës 22:30. Pas goditjes me thikë nga shqiptari, ende i paidentifikuar, një prej tyre ndërroi jetë në vend, ndërsa personi tjetër i plagosur u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Menjëherë policia arriti të vinte në pranga autorin e ngjarjes. Sipas dëshmive të para, vrasësi dhe viktima ishin në konflikt për më shumë se një vit pas shitjes së një makine. Natën e kaluar, ata u takuan rastësisht në lagjen Rose Vineyard. Megjithëse sherri para vrasjes ndodhi para disa dëshmitarëve, rrethanat mbeten ende të paqarta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here