Sunday, May 19, 2024
Home Politikë Haxhinasto: Qeveria jashtë realitetit, ka humbur sensin e shërbimit ndaj qytetarëve

Haxhinasto: Qeveria jashtë realitetit, ka humbur sensin e shërbimit ndaj qytetarëve

0
611

Deputeti i LSI-se, Edmond Haxhinasto mori pjesë në trajnimin me të rinjtë e LRI-së në kampin e Jalës. Në fjalën e tij ai tha se qeveria ka humbur sensin e shërbimit ndaj qytetareve.

Haxhinasto: Qeveria ka humbur sensin e  realitetit. Ajo ka humbur sensin e shërbimit ndaj qytetarit. Shqiperisë i duhet një qeveri me fytyrë humane e sociale. Kjo qeveri ka vrarë besimin për një jetë më të mirë dhe kjo reflektohet nga emigrimi masiv i shqiptarëve, veçanërisht i rinisë si dhe në shifrat alaramante të tkurrjes së popullsisë. 

Politikat fiskale të qeverisë kanë qëllim të mbushin arkën e shtetit, duke u shpenzuar në mënyre të papërgjegjegjshme, në vend që të shërbejë për investime publike dhe nxitjen e rritjes ekonomike. PPP nuk kanë transparencë,as pë burimin e financimit as për veprat ku investohen. Shqipëria ka prioritete të tjera infrastrukturore dhe detyrime ndërkombëtare për rrjetet infrastrukturore që vijnë nga Procesi i Berlinit. 

Në lidhje me çështjen e ndryshimit të kufijve, Haxhinasto tha se kjo është kundër frymës europianë të integrimit dhe të të drejtave të qytetarëve.

Haxhinasto:  Shtetet etnikisht të pastra, të pamundura për tu krijuar në Ballkan. perpjekjet për ti realizuar ato kanë përfunduar në gjakderdhje. Fokusi duhet të jetë te respektimi i të drejtave të komuniteteve etnike dhe jo të shkëmbimi i territoreve. Shkëmbimi i territoreve e largon Rajonin nga Europa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here