Sunday, May 19, 2024
Home Politikë Pas akuzave të PD, Rama publikon videon me presidentin e Juventusit

Pas akuzave të PD, Rama publikon videon me presidentin e Juventusit

0
1499

Kryeministri Edi Rama nga Vlora, ku zhvilloi mbledhjen e qeverisë ka fluturuar drejt Italisë për të parë ndeshjen mes Juventusit dhe Lazios.

Në Instastory, shefi i qeverisë ka postuar një video me presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli.  Ata shfaqen duke biseduar ngrohtësisht me njëri-tjetrin.

Më herët udhëtimi i Ramës në Torino, u komentua edhe nga deputeti i PD-se, Edi Paloka përmes një statusi në Facebook. Deputeti i PD  shkruante  se edhe pse është kryeministri i vendit më të varfër në Evropë, Rama udhëtoi drejt Italisë me një avion privat për të parë ndeshjen Juventus-Lazio.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here