Wednesday, May 8, 2024
Home Aktualitet Shqiptarët kthehen në vendet e punës, vetëm sot 10 mijë u larguan...

Shqiptarët kthehen në vendet e punës, vetëm sot 10 mijë u larguan nga Porti i Durrësit

0
853

Kjo e shtunë ka përkuar me pikun e fluksit të qytetarëve shqiptarë që nisen drejt Italisë dhe shteteve të tjera të BE, ku jetojnë e punojnë. Sipas burimeve nga policia kufitare, mbi 10 mijë shtetas u larguan nga porti i Durrësit drejt porteve të Italisë këtë të shtunë me tragetet e linjave.

Fluksi  i udhëtarëve është shoqëruar edhe me shtimin e sporteleve të sherbimit, por pa mundur të  shmangë vonesat.

Numri i lartë i pasagjetëve që tejkaloi çdo parashikim të autoriteteve portuale dhe policore, shkaktoi rradhë te gjata dhe pritje disa orëshe.  Kjo situatë solli pakënaqësi tek pasagjerët.

Pritjet disaorëshe nuk mbetet i vetmi problem për ata që zgjedhin të udhëtojnë nga porti i Durrësit drejt porteve te italisë.

Çmimet e larta të biletave, mungesa e kushteve në tragete mbetet një tjeter problem, kryesisht në kohë fluksi.

Fluksi i udhetimeve të  transportit detar pritet të vijojë deri në fund fillim të shtatorit, kur emigrantet kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here