Saturday, April 27, 2024
Home sociale Ndotja e lumit Drin, rrezik potencial për përhapjen e virusit të Nilit

Ndotja e lumit Drin, rrezik potencial për përhapjen e virusit të Nilit

0
1020

Në Shqipëri nuk është shënuar asnjë rast me virusin e Etheve të Nilit Perëndimor, por kjo nuk e përjashton vendin tonë nga rreziku. Specialistët e Shëndetësisë apelojnë që të tregohet kujdes me higjienën dhe thonë se ndotja mund të jetë rrezik potencial për virusin që përhapet nga mushkonjat.

Nisur nga kjo, ekspertët e mjedisit në Lezhe ngrenë alarmin për ndotjen e Lumit Drin dhe kërkojnë marrjen e masave urgjente.

GjiniNjë nga treguesit e ndotjes është kur uji nuk lëviz. Prezenca e lumit në një zonë kaq urbane përbën rrezik për virusin e Nilit për shkak të mushkonjave. 

Megjithatë, eksperti i mjedisit Jak Gjini thotë se nuk ka vend për panik

Gjini: Lezha ka rrjedh 10 hektarë hapitate ku riprodhohen mushkonjat, pa llogaritur sipërfaqen e lumenjve.

Virusi i Nilit ka shkaktuar me dhjetëra të vdekur në rajonin e Ballkanit ndërsa numri më i lartë i tyre është regjistruar në Serbi dhe Greqi. Tek të prekurit, virusi mund të shkaktojë sëmundje neurologjike deri edhe vdekjeprurëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here