Wednesday, May 8, 2024
Home Aktualitet Deri në fund të vitit përfundon rehabilitimi i 80 qendrave shëndetësore

Deri në fund të vitit përfundon rehabilitimi i 80 qendrave shëndetësore

0
1403

Deri në fund të këtij viti të këtij viti, do të përfundojë rikonstruksioni i 80 qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë. Premtimin e ka bërë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit të punimeve në Qendrën Shëndetësore nr 10 në Tiranë.

Këto ndërhyrje po bëhen në kuadër të programit të qeverisë për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore në 4 vite.

Në kuadër të projektit tonë do të përmirësojmë shërbimet që ne ofrojmë për qytetarët në qendrat shëndetësore dhe pikat e ambulancave” tha ministrja.

Manastirliu u shpreh se vetëm në Qarkun e Tiranës po rehabilitohen 14 qendra shëndetësore, 9 prej të cilave në territorin e Bashkisë së kryeqytetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here