Presidenti Meta surprizohet në Ksamil! Ja arsyeja…

0
636

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Konispol është takuar me disa turistë italianë, të cilët kishin ardhur për turizëm në vendin tonë.

Me anë të një postimi në facebook, meta shkruan se ishte i surprizuar me entuziazmin që turistët italianë kishin për vendin tonë. Ndërsa shton se i ka inkurajuar ata që të forcojnë bashkëpunimin kulturore mes dy vendeve.

Ja çfarë shkruan Meta

Një surprizë e këndshme të takoja sot në Konispol një grup turistësh italianë, që kishin zgjedhur për të kaluar disa ditë pushimi në këtë zonë me bukuri natyrore të veçanta, tradita të spikatura dhe me një kulinari të mrekullueshme.

Energjia, entuziasmi dhe alegria që i shoqëronte, ishte një tregues i qartë i mikpritjes tradicionale që kishin gjetur nga qytetarët e mrekullueshëm të Konispolit.

I inkurajova të forcojnë shkëmbimet kulturore si mënyra më e mirë për t’u njohur dhe afruar më shumë me njëri-tjetrin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here