Sunday, May 5, 2024
Home Kronika Vrasja e 30 vjeçarit në Shkodër, zbardhet dëshmia e familjarëve dhe dy...

Vrasja e 30 vjeçarit në Shkodër, zbardhet dëshmia e familjarëve dhe dy dëshmitarëve

0
2735

Ende mbeten mister motivet e vrasjes së 30 vjeçarit Arian Ferracaku në Dobraç të qytetit të Shkodrës.

Pas krimit, janë marrë në pyetje familjarët dhe dëshmitarët e ngjarjess.

Familjarët 30-vjeçarit kanë deklaruar në polici se  nuk kanë patur konflikte me njeri, ndërsa dy personat që shoqëronin viktimën kanë dhënë shumë pak detaje mbi autorin.

Dy personat kanë deklaruar që sapo kanë dëgjuar të shtënat janë larguar me shpejtësi, duke shtuar se nuk arritën të identifikonin autorin e sulmit

Rreth 20 persona janë marre ne pyetje në kuadër të hetimeve për zbardhjes e vrasjes.

I riu, i cili ka disa aktivitete biznesi në Shkodër, u vra pasditen e se shtunes në periferi të qytetit.

Ai ka qenë duke shëtitur me kalë, pasion të cilin e tregon përmes fotove në rrjetet sociale, në kohën kur persona ende të paidentifikuar i bënë pritë dhe e ekzekutuan.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50 minuta në një livadh tek hidrovori i  fshatit Dobraç.

Burimet thonë se autori e ka ndjekur për disa metra dhe ka qëlluar me breshëri ndaj 30 vjeçarit Arjan Ferracaku, duke e kthyer vrasjen në një ekzekutim të mirëfilltë.

Ai ka marrë  dy plumba në kokë dhe të tjerë në trup, duke ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here