Thursday, September 20, 2018

Arkeologët zbulojnë një vulë 2 700-vjeçare

125
0

Arkeologët kanë zbuluar një vulë 2 700-vjeçare të epokës së mbretërisë Urartu në provincën turke Elazıg, sipas shtypit vendas.

Vula është gjetur në kështjellën e Harputit, ku një ekip arkeologësh janë duke kryer gërmime.

Kështjella është ndërtuar në shekullin e 8-të para Krishtit, gjatë periudhës së mbretërisë Urartu, ndërsa më pas ajo ka qenë nën sundimin e shumë civilizimeve të tjera, përfshirë atë romake, sasanide, bizantine, abaside, selçuke dhe së fundmi osmane.

Në këtë kështjellë Harput gjenden gjurmë të civilizimeve të ndryshme, që zbulohen vazhdimisht përmes gërmimeve arkeologjike.

Një prej tyre është edhe vula prej guri, e cila në fakt është përdorur si vulë cilindrike.

Kjo vulë cilindrike i përket shekullit VII para Krishtit. Ajo flet për kompetencat e personave të rëndësishëm gjatë periudhës së mbretërisë Urartu dhe për nocionin e pronës private.

Vulat e para janë bërë prej argjile dhe më pas prej guri dhe metali.

Në pjesën e sipërme të kësaj vule gjendet figura e dhisë me krahë, ndërsa anash figura e kalit me krahë.

LEAVE A REPLY