PBDNJ do të vazhdojë të jetë në një koalicion me PD. Deklarata u bë nga kreu i kësaj partie Vangjel Dule, vetëm pak ditë pasi PDIU vendosi të negociojë me selinë blu për një koalicion.

Dule ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me kreun e PD, Lulzim Basha. Ai ta se janë analizuar qëndrimet dhe nismat e marra nga PD dhe aleatët.

Dule: Pas një mungese të shkurtër nga ana ime ishte e domosdoshme takimi për të analizuar qëndrimet dhe nismat e marra nga PD dhe aleatët e vet. Rrjedhimisht në një axhendë të tillë është kuptueshme që temat për diskutim ishin të shumta. PBDNJ është një parti me një profil të theksuar, që në aktivitetin e vet politik karakterizohet nga kosekuenca në atë sistem vlerash dhe parimesh që nga themelimi i saj dhe për rrjedhojë nuk besoj se ka për interpretime përtej asaj tradicionales. Ne jetën politike Vangjel Dule nuk ka asnjë kuptim nëse nuk është në shërbim të një platforme të caktuar, idealesh, vlerash dhe parimesh.

LEAVE A REPLY