Deputeti Beqaj: Edhe në Tropojë libra falas për nxënësit!

0
1275

Të hënën, në 17 shtator edhe fëmijët e Tropojës do të nisin vitin e ri shkollor. Por këtë vit për rreth 800 fëmijë në klasat nga e para në të katërtën, prindërit nuk do të shpenzojnë për të blerë librat.

Me ane te nje postimi ne FB deputeti Ilir Beqaj ben te ditur se “midis tyre janë edhe Leart dhe Oresti dy vëllezër shumë simpatikë që shkojnë në klasën e katërt”.

“Pata kënaqësinë t’i takoj në shtëpinë e tyre dhe bashkë me prindërit, Manjolën dhe Përparimin, pamë paketën e librave dhe morëm premtimin e dy djemve se do të përpiqen të jenë ndër më të mirët e shkollës Ali Podrimja”, shkruan Beqaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here