E përplasi makina në Fier, 11-vjeçari ndërron jetë në spital

0
766

Ndërron jetë i mituri 11-vjecar, i cili u përplas nga një makinë. Ngjarja ndodhi në fshatin Fermë-çlirim, në Njësinë Administrative Dermenas, dy ditë më parë, kur mjeti tip “Skoda” përplasi fëmijën me inicialet M.G.

I mituri u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

“Në datën 13.09.2018, në orën 15:10, në rrugën Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, shtetasi A.Xh, 33 vjeç, banues në Seman, duke drejtuar mjetin tip “Skoda”, ka aksidentuar shtetasin e mitur M.G, 11 vjeç, banues në fshatin Dermenas Fier, të cilin e ka shoqëruar në Spitalin Rajonal Fier. Shtetasi i mitur u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale”, thuhej në njoftimin e policisë ditën e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here