Monday, May 6, 2024
Home Kronika Drama e familjes shqiptare në Gjermani, babai kërcënon të hedhë fëmijën nga...

Drama e familjes shqiptare në Gjermani, babai kërcënon të hedhë fëmijën nga ballkoni

0
1044

Personi në foto është një 30-vjeçar shqiptar. Ai u arrestua nga policia gjermane mëngjesin e së mërkurës së 19 shtatorit në Krefeld, pasi kërcënoi të hidhte fëmijën e tij nga ballkoni i një qendre strehimi refugjatësh ku jetonte.

Veprimi ekstrem i shqiptarit erdhi pasi në derën e tij trokiti një punonjës i Zyrës së Jashtme të Krefeldm, që bashkë me dy oficerë të policisë kishin shkuar për të dëbuar familjen e tij prej 5 anëtarësh.

Sipas policisë, fillimisht 30-vjeçari u kishte drejtuar një thikë dhe kishte kërcënuar zyrtarët. Edhe gruaja e tij ishte bërë agresive dhe donte të mbronte burrin e saj duke qëndruar me një nga fëmijët mes tij dhe oficerëve të policisë.

Për këtë arsye, punonjësit e policisë dhe punonjës i Zyrës së Jashtme u larguan fillimisht nga banesa.

Menjëherë më pas, babai kishte shkuar me një nga fëmijët e tij të moshës midis 2 dhe 5 vjeç në ballkonin e katit të tretë të ndërtesës dhe kishte kërcënuar  se do të hidhte fëmijën nga lartësia.

Megjithatë, 30-vjeçari e kishte më tepër kërcënim në kushtet e dëshpërimit, pasi nuk e hipi për asnjë moment fëmijën mbi kangjellat e ballkonit, sipas policisë.

Dëbimi i familjes i pashmangshëm

E gjithë zona u bllokua dhe u kërkua një Komandë e Forcave Speciale. I riu shqiptar  u arrestua nga oficerët. Nuk pati të lënduar në operacion sipas policisë. Zyra e mbrojtjes së të rinjve i mori fëmijët në paraburgim. Nëna u pyet nga policia të mërkurën pasdite.

Sipas njoftimit për shtyp të bashkisë së qytetit, zyra e emigracionit pritet të aplikojë për dëbim të 30-vjeçarit. Dëbimi i familjes më parë ishte vendosur nga Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët.

“Qyteti i Krefeld nuk ka fuqi diskrecion në këtë rast – veçanërisht tani që familja i ka shteruar të gjitha mjetet juridike pa sukses. Kështu që familja nuk ka shanse të fitojë të drejtën për të qëndruar në Gjermani” thanë zyrtarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here