Sunday, May 19, 2024
Home Politikë Meta me homologun e Polonisë, mbështetje për kandidaturat në Këshillin e Sigurimit

Meta me homologun e Polonisë, mbështetje për kandidaturat në Këshillin e Sigurimit

0
602

Presidenti Ilir Meta u takua gjatë punimeve të Asamblesë së OKB me Presidentin e Polonisë, Andrzej Duda.

Dy krerët e shtetit shprehën mbështetje reciproke për kandidaturat e të dy vendeve në Këshillin e Sigurimit të OKB, ndërsa vlerësuan edhe marrëdhëniet dy palëshe.

Meta dhe Duda thanë se marrëdhëniet Shqipëri-Poloni do të forcohen e intensifikohen në të ardhmen.

Meta: Vlerësoj rritjen e interesit e bashkëpunimit dypalësh në fushën e turizmit. Kënaqësi të konstatoj rritjen gjithnjë në rritje të turistëve polakë në Shqipëri

Presidenti Meta ftoi homologun e Polonisë për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

MetaVizita e Presidentit të Polonisë në Shqipëri do forcojë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve

Nga ana e tij presidenti i Polonisë, pranoi ftesën e Presidentit Meta për të vizituar Shqipërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here