Wednesday, May 1, 2024
Home Politikë Opozita drejt bojkotit, Paloka: S’kthehemi në Kuvend pa vetting-un e politikës

Opozita drejt bojkotit, Paloka: S’kthehemi në Kuvend pa vetting-un e politikës

0
755

Opozita, nga marrëdhënie e kushtëzuar duket se po shkon drejt bojkotit total të parlamentit dhe institucioneve. Kjo sipas nënkryetarit të Partisë Demokratike Edi Paloka, për shkak të lidhjeve të qeverisë më krimin dhe refuzimin për të pranuar vettingun. Edi Paloka foli edhe për rastin e djalit të deputetit socialist Rrahja, duke akuzuar strukturat shtetërore se kanë braktisur vajzën e dhunuar.

Opozita e ka të qartë qëndrimin e saj. Nuk do të jetë në parlament pa u miratuar propozimi për vetting të politikanëve.

Paloka: Do të reagojmë në formë tjetër. Absolutisht jashtë parlamentit. Në cilin parlament të shkojmë ne? Në atë parlament ku janë përdhunuesit, ata që mbrojnë përdhunuesit, përfaqësuesit e krimit, aty të shkojmë dhe ne, të bëhemi fasadë që Rama të bëjë ato batutat e tij bajate që i janë shpifur dhe neveritur kujdo. Për këtë duhet të shkojmë ne në parlament?!

Bojkoti i Kuvendit është vetëm njëra anë e bojkotit të opozitës. Përtej bojkotit dhe denoncimit të aferave të qeverisë, duket se PD po përgatitet për protesta.

Paloka: Ajo që duhet të bëjë opozita është që përveç pjesës që i takon dhe e bën çdo ditë, denoncimin e skandaleve të kësaj qeverie,  është që duhet ti bëjë thirrje popullit të dalë në rrugë dhe të rrëzojë këtë qeveri.Populli e rrëzon. Se ka shumë aludime, ça bën opozita, ku është opozita, pse nuk reagon. Opozita, nëqoftëse ju mendoni se 40 deputetë që jemi ne në parlament do të rrëzojmë Edi Ramën me “frymën e shenjtë”, kjo nuk ndodh.

Ngjarja në Fushë Krujë është vetëm një argument plus për opozitën, e cila e ka bindjen e fortë se Kryeministri mbron bandat dhe kriminelët.

Shteti, thotë nënkryetari i pd-së Edi Paloka, nuk mbron vajzën 24-vjeçare por sulmon nënkomisarin dhe opozitën.

Paloka: Është përdhunuar një vajzë jetime dhe shteti në vend që të mbrojë vajzën është lëshuar të mbrojë përdhunuesit.Pse? Sepse babai i përdhuesit është deputet i Rilindjes, ky është skandali.

Nënkryetari demokrat dënon heshtjen e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se po mbron dhunuesit e vajzës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here