Tuesday, May 28, 2024
Home Kronika Sekuestrohen 125 kg drogë në kufi me Greqinë, kapen 7 shqiptarë

Sekuestrohen 125 kg drogë në kufi me Greqinë, kapen 7 shqiptarë

0
597

Sekuestrohen në kufirin greko-shqiptar 125 kg marijuanë, ndërsa në pranga ranë 7 shqiptarë. Policia greke ka pikasur mbrëmë në darkë një grup prej 7 personash që po kalonte më këmbë kufirin (6 ishin bashkë dhe 1 kontrollonte rrugën), 6 prej të cilëve mbanin në krahë nga një çantë.

Gjatë ndërhyrjes, policia zbuloi se në 6 çantat ndodheshin 111 pako me 124 kg 790 gram marijuanë.

Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarëve, ndërsa thuhet se janë të moshave nga 21 deri në 26 vjeç.

Po ashtu raportohet se një 22-vjeçar rezulton i kërkuar në Greqi, i dënuar në Lamia me 6 muaj burg për vjedhje dhe ndalohej hyrja për në shtetin helen. Sakaq, policia sekuestroi edhe 4 celularë.

Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandroupoli, etj. policia greke ka sekuestruar rreth 8.6 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here