Tuesday, May 7, 2024
Home Aktualitet Zjarret djegin rrjetin e energjisë në disa zona të Pukës

Zjarret djegin rrjetin e energjisë në disa zona të Pukës

0
552

Zjarret që kanë përfshirë zonën e Pukës kanë sjellë problematika edhe për shpërndarjen e rrjetit të energjisë elektrike.

OSHE njofton se flak[t kan[ djegur përcjellësit dhe kabinat në disa zona, duke sjelle për pasoje mungesën e energjisë.

Në të tjera zona me vatra zjarri, OSHEE ka qenë e detyruar të stakojë linjat për masë sigurie.

“Raportimet nga terreni flasin për dëmtim të tre fiderave ne Lak Loshi, Tuç dhe Munellë. Raportohet se ka dëmtime te konsiderueshme në përcjellës dhe izolator, si dhe e kabllo të Tensionit të Ulët. 

Megjithatë, e gjithë struktura e punonjësve te Drejtorisë Rajonale Shkodër për riparimin e rrjetave elektrike është ne terren per eliminimin e dëmeve te shkaktuara dhe vënien në punë të linjave elektrike“, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here