Duma: Vajza e përdhunuar është marrë peng nga bandat e Fushë-Krujës

0
750

Deputeteja e Partisë Demokratike Grida Duma  shprehet se vajza e përdhunuar nga djali i deputetit socialist është marrë peng nga bandat e Fushë-Krujës. Sipas deputetes demokrate qëllimi është  për të shpëtuar banditët me pushtet sipas skenarit  që sipas saj është  organizuar në zyrat e Edi Ramës.

Deklarata e Grida Dumës

Të gjithë pamë mbrëmë se si krimi në pushtet tregoi fuqinë e vet të egër, kur detyroi vajzën, viktimë të përdhunimit nga djali i një deputeti, të akuzonte të flijonte veten, duke shfaqësuar kë?  

Duke shfaqësuar përdhunuesit dhe torturuesit me pushtet. 

Të gjithë u bëmë dëshmitarë sesa i pamëshirshëm është skenari i Edi Ramës për të sakrifikuar një vajzë të marrë peng nga bandat e tij, në mënyrë që t’u garantojë paprekshmëri këtyre banditëve që i sigurojnë pushtetin në Krujë dhe Fushë Krujë. 

Gazetarët kurajozë pohuan mbrëmë një pjesë të së vërtetës: se Xhesila është peng. Por peng i kujt? I nxis gazetarët ta thonë të plotë të vërtetën – se Xhisiela është marrë peng nga banda e Rrahman Rrajës nën garanacinë e Edi Ramës; se plani mediatik për të shfaqur viktimën në mbrojtje të dhunuesve është bërë në zyrat e Edi Ramës në interes të bandës  më famëkeqe të Fushë Krujës, që ka në parlament përfaqësuesin e vet Rrahman Rraja.  

Ky është i njëjti pushtet që i trajton shqiptarët si Xhisiela sa herë që ka zgjedhje. I godet, i kërcënon, i poshtëron dhe pastaj i sundon me kamxhikun e rrahmanëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here