Monday, December 17, 2018

Ahmetaj: Eurobondi, test i ekonomisë. Të huajt pranuan të investojnë

124
0

Në seancën e sotme parlamentare ku mungon opozita, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, foli për rritjen e ekonomisë fale reformave të ndërmarra nga qeveria.

Sipas tij, blerja e eurobondit shqiptar pak ditë më parë në tregjet ndërkombëtare, tregon se investitorët e huaj kanë tashmë besim në ekonominë shqiptare.

“Eurobondi ishte test i ekonomisë shqiptare. Tregjet ndërkombëtare pranuan të investojnë,” u shpreh ministri.

“Investimet private kanë ardhur vetëm në rritje, vetëm në 6 muajt e parë kemi 26% rritje të investimeve të huaja. Investimet e huaja kanë kontribuar në rritjen ekonomike të Shqipërisë. Ka ndryshuar tregu i punës. Është ky grup, është ky kryeministër, është kjo ministri që e nisi. Gropën e kemi lënë në distancë mbrapa. Shqipëria nuk është më afër gropës pavarësisht probelemeve që kemi. Ajo që ndodhi në tregjet ndërkombëtare pak ditë më parë, çfarë bënë ato? E futën në skaner dhe pranuan të investojnë në sigurinë e Shqipërisë për një periudhë 7-vjeçare. E dini sa larg ishim nga rajoni?

Eurobondi ishte test i ekonomisë shqiptare. Tregjet ndërkombëtare pranuan të investojnë. Financuan me 3.5% kuponin tonë. E bënë për 7 vite, që do të thotë se investitorët ulen në tavolinë me qetësi duke ditur që kjo ekonomi i ka të qarta reformat. 120 investitorë ishin ata që donin të merrnin eurobondin shqiptar. Inverstitorë nga emrat më të mëdhenj. Nuk është puna kush e bleu bonon tonë, puna është sa besim kanë. Ekonomia e Shqipërisë ka për të kaluar akoma teste.

Të gjitha vendet e Europës po kalojnë probleme. Nuk po mburremi, por po themi që e nisëm nga 0 dhe ja ku arritëm. Për shkak të reformave. Jemi 1 muaj para buxhetit dhe janë në tryezë paketa që nuk e kishim menduar kurrë. Paketa e rritjes së pagave, paketa e solidaritetit për pensionistët, paketa e bonusit të bebeve, librat falas, 600 mijë të pasiguruar që përfitojnë rimbursim e shumë e shumë paketa sociale të tjera” tha ministri.

LEAVE A REPLY