“Babale”, Rama: Pas audiopërgjimit qëndrojnë autorë e pagatorë që duhet të paguajnë

0
684

Kryeministri, Edi Rama, e cilëson masën e arrestit të lëshuar nga gjykata për protagonistët e audio-përgjimit të vëllait të Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj, e njohur si dosja”Babale”, si fillimin e drejtësisë.

Në një postim në twitter, Rama thotë se audiopërgjimi ishte një maskaradë  e orkestruar për të llahtarisur dynjanë e rrëzuar qeverinë.

Rama: Uroj që arrestimi i aktorëve të Babale 1 të jetë fillimi,jo fundi i drejtësisë mbi një maskaradë të orkestruar për të llahtarisur dynjanë e rrëzuar qeverinë!

Por për kreun e qeverisë, pas mjeranëve të paguar për t’u përgjuar, qëndrojnë autorë e pagatorë të këtij krimi, të cilët sipas tij duhet  të paguajnë deri në fund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here