Basha: Duhet rrëzimi me çdo mjet i mafias në pushtet

0
529

Një vendim pa surpriza ka qenë ai i Prokurorisë për të kërkuar “arrest me burg” për, Albert Veliun, dëshmitarin X në audiopërgjimin që PD publikoi me të cilin denonconte se Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm vijonte trafikun e drogësd rejt Italisë.

“Kush priste dicka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela është vetëm naiv. Agron Xhafaj që i fshihej prej 5 vitesh drejtësisë me ndihmën e vëllait, u largua me urgjencë drejt Italisë, që të mos përballej me hetimin dhe akuzat që prokuroria e kapur i quan sot montim” shkruan Basha në një postim në Twitter.

Menjëherë më pas vjen dhe postimi i dytë ku kryetari i PD-se shkruan se me aktin e sotëm Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor dhe bën thirrje për rrëzimin me çdo mjet të mafias në pushtet.

“Sot çdo shqiptar e kupton më qartë se kurrë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën komandën e tij. Me aktin e sotëm Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor. Tani nuk ka mbetur rrugë tjetër për të vënë banditët para përgjegjësisë përveç rrëzimit me çdo mjet të mafias në pushtet.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here