Apeli i Metës nga Skrapari: Të përkujdesemi më shumë për monumentet e LANÇ dhe të dëshmorëve

0
601

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në qytetin e Skraparit, ka bërë apel që të përkujdesemi më shumë për monumentet e dëshmorëve të luftës Nacional Çlirimtare.

Këtë deklaratë Meta e bërë gjatë rivendosjes së pllakës përkujtimore me emrat e 17 heronjve të rënë gjatë luftës.

Ja postimi i Metës:

Kisha nderin sot që bashkë me kryetarin e Bashkisë të Skraparit, zotin Nesim Spahiu të rivendosnim pllakën përkujtimore me emrat e 17 heronjve të rënë në betejën madhështore të Tendës së Qypit nga 20-26 Janari i 1944, në kulmin e Operacionit të Dimrit. Kjo betejë e jashtëzakonshme deri në ndeshje trup me trup përfundoi me humbjen poshtëruese të pushtuesve falë gjakut të derdhur në betejë të partizanëve të Brigadës së parë Sulmuese dhe Grupit të Skraparit që u drejtua trimërisht nga Zylyftar Veleshnja. Kjo betejë pati një vlerë të madhe morale e psikologjike pasi tregoi se ai nuk ishte dimri i fundit i partizanëve por i pushtuesve.Të gjithë të përkujdesemi më shumë për monumentet e luftës dhe të dëshmorëve tanë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here