Tuesday, December 11, 2018

Mirditë, makina del nga rruga, vdes 54-vjeçarja, dy të tjerë të plagosur

204
0

Një 54-vjeçare ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur Munaz  në Mirditë.

Sipas policisë, “shtetasi A.P. 47 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar mjetin tip Benz ka humbur kontrollin e tij duke dalë nga rruga. 

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeria shtetasja Marie Përlika 54 vjeçe, banuese në Lezhë si dhe janë lënduar 2 pasagjerët e tjerë, shtetasi Gj.P. dhe shtetasia D.P., të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit, nën kujdesin mjekësor”. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

LEAVE A REPLY