Saturday, May 18, 2024
Home Kronika Akuzohet për korrupsion, Gjykata e Apelit lë në burg ish- drejtorin e...

Akuzohet për korrupsion, Gjykata e Apelit lë në burg ish- drejtorin e hipotekës Shkodër…

0
736

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e Hipotekës ne Shkodër Zamir Leka ndërsa ka dhënë “arrest shtëpie” për ish-juristen Frida Mirashi.

Gjatë seancës në apel ish-drejtori i Hipotekës Zamir Leka për shkak të rrethanave familjare, pasi gruaja e tij është shtatzënë ka kërkuar që t’i jepet një masë më lehtësuese duke qenë i gatshëm të vendosë edhe garanci pasurore por gjykata e apelit nuk e ka pranuar këtë kërkesë duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë “arrest me burg”.

Ish-drejtori Leka akuzohet për korrupsion në lidhje me disa dosje gjatë kohës që drejtonte hipotekën e Shkodrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here