Thursday, May 2, 2024
Home Aktualitet Babalja flet për herë të parë: Personi X më ofroi 150 mijë...

Babalja flet për herë të parë: Personi X më ofroi 150 mijë dollarë

0
709

Nga Kosova, ku ndodhet prej disa muajsh në një kamp azilësh, Albert Veliu i njohur si “Babalja” ka treguar se një person në Tiranë i ka ofruar 150 mijë dollarë që të thotë në televizor se e gjithë kjo histori është flase.

“Më ofruan edhe 150 mijë dollarë në Tiranë… te një lokal të 11-katëshi… që të thosha në televizor live që është false e gjitha kjo”, tregon Veliu, “e di X-i që na hiqet si i ndershëm, flet në televizor”, u shpreh Babalja.

Në një intervistë për emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili, Babalja tha se nuk e dinte që Jetmir Olldashi ishte gazetar.

“Për transmetimin e audiopërgjimit, mësova pas një telefonate të djalit tim. Unë ia kisha dorëzuar materialin njërit që punonte në SHIK,(tashmë SHISH), Jetmir Olldashit. Nuk e dija që ai ishte gazetar”, deklaroi Babalja.

Albert Veliu shtoi gjithashtu se transmetimi i audiopërgjimit ishte bërë nga gazetari Olldashi dhe PD-ja, pa lejën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here