Sunday, May 5, 2024
Home Politikë Veting politikës, presidenti Meta: Do krijonte kakofoni

Veting politikës, presidenti Meta: Do krijonte kakofoni

0
698

Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha se vetingu në drejtësi do të realizohet ashtu sic u konceptua, por çdo veting tjetër, do të krijonte kakofonoi pasi humbasim vëmendjen nga përqendrimi.

Meta: Ne e nisëm vetting-un në drejtësi. Mendoj që ky proces do të realizohet ashtu siç u konceptua dhe u dëshirua, si një proces i pastër, me standarde, i besueshëm dhe i suksesshëm. Jo vetëm kaq, por edhe institucionet e reja që do të krijohen do të rikthejnë besimin që do të jenë ndryshe nga ato në të shkuarën.

Çdo vetting tjetër do të ishte i tepërt në kuptimin e ngjashmërisë me këtë proces, pasi cilido që do të rezultonte me probleme të ligjit apo të abuzimit me detyrën, do të kishte të bënte me një drejtësi me integritet, me një drejtësi të besueshme dhe me një drejtësi ndëshkuese. Çdo lloj vetting-u kudo duhet të ishte i mirë, por jo vetting në çdo gjë dhe të humbasim vëmendjen nga përqendrimi. Kjo nuk do të ndihmonte asnjë proces tjetër për të qenë vërtetë i besueshëm, por do të krijojë një kakofoni pafund të fjalës vetting dhe mund të sillte edhe një inflacion dhe një rënie të besimit në tërësi te procesi i vetting-ut.

Referuar rasteve të fundit, ku janë publikuar videopërgjime apo audiopërgjime nga persona me të shkuar të dyshimtë, sic ishte rasti Babalja, kreu i shtetit në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” tha se duhet të ketë më shumë transparncë nga ana e qeverisë dhe duhet një qasje racionale nga nana e opozitës.

MetaE theksoj se është e domosdoshme të kemi një qasje më transparente nga ana e qeverisë dhe qasje më racionale nga ana e opozitës. Në rast se nga ana e qeverisë do të ketë reagime më të shpejta, për rastet kur ka shqetësime, denoncime nga qytetarët, ngjarje kriminale, pra kur del dikush përpara përgjegjësisë në kohën e duhur, atëhere lihet më pak hapësirë për opozitën apo për opinionin dyshues. 

Së dyti, është tepër e rëndësishme që edhe opozita të jetë racionale, që do të thotë se nismat apo edhe denoncimet të saj të jenë sa më të mirëfaktuara, me qëllim goditjen e këtyre dukurive, parandalimin e tyre, dhe jo thjesht zgjedhjen e tyre si një mënyrë për të dëmtuar qeverinë apo institucionet, te të cilët ajo nuk ka besim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here