Sunday, May 5, 2024
Home Politikë Kryemadhi: Ka vetëm një mënyrë shpëtimi, revolta

Kryemadhi: Ka vetëm një mënyrë shpëtimi, revolta

0
585

Situatën ku e ka futur Rama vendin mund ta shpëtojmë vetëm me revolta. Kështu u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me të rinjte e LRI-së në njësinë nr.1 në Tiranë.

Kryemadhi tha se kërkesa e opozitës për largimin e Ballës nga delegacioni i Stabilizim-Asociimit në Parlamentin Evropian është legjitime.

Kryemadhi: Opozita në mënyrë legjitime ka kërkuar që Taulant Balla të mos jetë bashkëkryetar i delegacionit të Stabilizim-Asociimit në Parlamentin Evropian. Edhe është normale. Deri në momentin që ky njeri qartëson që nuk ka qenë pjesë e vendosjes së pistoletës në kokë të punonjësit të policisë, që nuk ka lidhje me Toyota Yaris, që të dalë e të thotë që nuk kam qenë me atë trafikantin Bego, që nuk ka probleme të tjera me drejtësinë, nuk i kushton asgjë Partisë Socialiste ta ndërrojë Taulant Ballën me Mimi Kodhelin, me Vasilika Hysin, apo me ndonjë person tjetër nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste për të vazhduar procesin e reformave dhe të bashkëpunimit me parlamentin Evropian. Megjithatë, Rama nuk e bën këtë sepse Rama është peng i këtyre njerëzve. nuk ka më kthim prapa. Ka vetëm një mënyrë shpëtimi, revolta. Të gjithë thonë që opozita do shkojë në parlament, por në çfarë parlamenti të shkojë opozita? Të shkojë dhe të bëhet alibia e bandave të krimit të organizuar?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here