Ish- ministri Manjani: Qeveria që mbron trafikantët është “piazzë e lartë”

0
550

Nga Ylli Manjani

Propaganda, propagandistës dhe viktimat e propagandës qeveritare përpiqen të ngulin në opinion teorinë se ata që merren me Babalen janë piazzë e ulët.

Medemek qeveria që mbron trafikantët dhe drejton trafikun e drogës është piazzë e lartë.

Babalja dhe kush merret me të, për të denoncuar krimin e kriminelët e qeverisë nuk bëjnë…

Puna është se ka shumë viktima kjo lloj propagande. Them viktima sepse pak kush e vë mendjen në punë.

Babalja është një njeri i zakonshëm që ka jetuar me këto gjera. Pra me trafik e shitje malli. E ka bërë këtë gjë për njëfarë kohe edhe me Agronin dhe ndoshta edhe me Agronë të tjerë.

U fut në vallen e denoncimit jo për parime të larta, por thjesht se kishte mbetur pa punë. E kishin nxjerrë nga loja.

Pra çfarë prisni të jetë Babalja?! Profesor Doktor i Akademisë së shkencave?!

Ai ishte bashkëpunëtor me Agronin dhe bashkë shisnin drogë.

Ndaj ne të tjerët nuk kishim si ta merrnim vesh çbënte Agroni, i dënuar nga Italia, nëse nuk fliste bashkëpunëtori i tij.

Këtë gjë bëjnë prokuroritë anti mafia gjithandej. Por meqë këtu prokuroria quan Mafie ata që denoncojnë, ai e beri publikisht.

Ndaj ata që e mbajnë veten për piazzë të lartë, i sugjeroj të ulen me këmbë në piazzën ku rrimë të gjithë. Në piazzën që jetojmë si shqiptarë e na shesin si trafikantë…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here