I riu shqiptar kapet në natën duke udhëtuar drejt Greqisë me çantën me drogë

0
592

Një 19 vjeçar nga Shqipëria u arrestua nga policia greke pak pas mesnatës së shkuar në Thesprotia, duke trafikuar rreth 16 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

I riu shqiptar kishte udhëtuar në këmbë me një çantë të zezë të mbushur me drogë.

Ai akuzohet për importit, transportit, posedim dhe trafikimin e drogave dhe e hyrjes ilegale në vend.

Droga ishte e ndarë në 15 pako me kanabis të pa përpunuar, me një peshë totale prej 16 kilogram dhe 362 gram.

Droga dhe një celular u konfiskuan nga policia, ndërsa i riu shqiptar u arrestua dhe u dërgua pranë prokurorisë së Thesprotia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here