Salianji ironizon Ballën: Në prokurori jepet llogari, nuk shpëlahen krimet

0
646

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka ironizuar kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla pas njoftimit të këtij të fundit se nesër do depozitojë një tjetër padi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Balla tha se kreu i PD-së Lulzim Basha është nën hetim për kallëzim të rremë të kryer në bashkëpunim me ish-oficerin që denoncoi çështjen “Xhisiela” Emiljano Nuhu, ndërsa Salianji shprehet me ironi se Prokuroria është vendi ku jepet llogari për krimet dhe jo faltore për shpëlarjen e krimeve.

Deputeti i PD ka publikuar edhe një foto ku shfaqet Balla me Edmond Begon, ky i fundit sipas opozitës është dënuar në Itali për trafik droge.

Statusi i plotë:

E ke ngaterruar Taulant! Prokuroria është vendi ku jepet llogari për krimet, jo faltore për shplarjen e krimeve! Kështu jemi ndarë, ne japim llogari për denoncimin e krimit ju jeni të ngrehur nga lidhjet me krimin! 🤔

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here