“Babale 2”, Florenc Hoxha 3 orë te Krimet e Rënda: Unë regjistrova videon e Alfred Alizotit

0
710

Për gati tre orë, ish-kreu i policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, ka dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda rreth videos “Babale 2”, në të cilën shfaqet Alfred Alizoti me pretendimin se është shoqëruar në Prokurori nga numri një i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Mësohet se ai ka pranuar se realizoi videon e dytë me Alfred Alizotin, i cili thuhet se është autori që imitoi zërin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Florenc Hoxha ka pranuar se e kishte regjistruar Alizotin me një kamera në orë dore pasi kishte dyshuar për faktin se kishte qenë vetë Alizoti që ishte afruar vetë në takim.

Hoxha është thirrur në cilësinë e intervistuesit në atë video. Ai mendohet se është pyetur se në çfarë kushtesh është kryer kjo intervistë dhe nëse ka dijeni për çështjen në fjalë.

Nuk foli per mediat jashte

Hoxha u paraqit në prokurori rreth orës 09:30 dhe doli nga prokuroria pas afro tre orësh.

Pasi la Prokurorinë, Florenc Hoxha, nuk preferoi të prononcohet për mediat.

Ndërkohë pritet që javën tjetër Prokuroria e Krimeve të Rënda tia kalojë dosjen prokurorisë së Tiranës për akuzën e “kallëzimit të rremë”, si prokuroria kompetente për hetimin e akuzës.

Në pyetje do të merret edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ardi Veliu 60 minuta te Krimet e Rënda për “Babalen 2”: Nuk e njoh Fredi Alizotin

Të martën e 16 tetorit, për rreth 60 minuta drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu ka dhënë deklarime para prokurorëve të Krimeve të Rënda në lidhje me videon e dytë të procesit hetimor të njohur “Babalja”.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije se zyrtari i policisë i ka qëndruar verisonit të dhënë edhe në deklaratën zyrtare pak ditë më parë.

Drejtori i policisë ka thëne se nuk ka asnjë njohje me Fredi Alizotin, dhe nuk e ka kontaktuar asnjëhere personalisht ne lidhje me audipergjimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here