Friday, April 26, 2024
Home Politikë Rama për arrestimet: Do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët

Rama për arrestimet: Do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët

0
507

Pas operacioneve të bujshme të policisë, ka reaguar sërish kryeministri Edi Rama.

Në një postim në twitter,  Rama thotë se “atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin”.

Sipas Kryeministrit, sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre.

“Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë” thotë Rama.

Reagimi i kryeministrit vjen si përgjigje nga akuzave të opozitës.

Pasditen e sotme, në pranga ranë dy ish-deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Ndërkohë një operacion i gjerë antidrogë është shtrirë në qarqet kryesore të vendit.

Në Shijak u arrestuan pesë persona, mes tyre tre vëllezërit Avdyli të njohur si të fortët e Shijakut.Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar heroine.

Në Durrës dhe Sarandë vijojnë kërkimet për Lulzim Berishën dhe Klement Balilin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here