“Lojërat e fatit”, Ahmetaj: Ndërhymë tani se këto lojëra janë kthyer në gangrenë

0
445

Ashtu siç ishte parashikuar, projektligji për “Lojërat e fatit”, i cili i hap rrugë mbylljes së aktiviteteve të kazinove dhe basteve pas 31 dhjetorit, pritet të miratohet ditën e sotme në seancën e Kuvendit.

Pavarësisht se në rend të ditës do të jetë edhe votimi i këtij ligji, opozita sërish nuk merr pjesë në Parlament duke bojkotuar për të disatën herë seancat plenare.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i financave shqiptare dhe dhe arsyet se përse po ndërmerret një nismë e tillë nga qeveria shqiptare.

“Dikush mund të thotë se pse tani, sepse lojërat e fatit janë kthyer në gangrenë. Sepse ato kanë rënë në duar të gabuara. Ndaj kryeministri dhe kjo mazhorancë kanë marrë këtë vendim të maturuar, dhe për këtë mund t’ju siguroj që nuk ka më kthim mbrapa”– deklaroi ministri i Financave Arben Ahmetaj.

Kujtojmë se më 23 tetor Komisioni i Ekonomisë miratoi ndryshimet për “Lojërat e Fatit”, ndërsa kreu i këtij komisioni, Erion Braçe tha se ky ligj mund të hyjë menjëherë në fuqi, pasi për këtë nuk ka patur asnjë rezervë nga Presidenti Ilir Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here